Si ndikon #anemia ne shtatzani?

Anemia është mungesë gjaku, respektivisht numri i vogel i rruzave të kuqe.

Zakonisht shkaku i anemisë është mungesa e hekurit në organizëm.
Hekuri është element me rëndësi në formimin e hemoglobinës.
A paraqitet anemia cdo herë në shtatëzani?
Anemia nuk paraqitet në cdo shtatëzani, por shpesh haset në gratë shtatëzëna kështu që mund të  themi që 20 % e shtatëzënave kanë aneminë. Vjen deri te anemia për shkak se fetusit për ndërtimin e qelizave dhe hemoglobines i nevojitet hekuri, të cilin e merr nga nëna.
Shtatzënat zakonisht bëhen anemike në tremujorin e dytë të shtatzanisë, sepse atëherë rritet nevoja e foshnjes për hekur.
Sa është e rrezikshme anemia në shtatëzani?
Anemia e lehte nuk e rrit rrezikun për lindje të parakohshme, sepse natyra ka krijuar shumë mënyra se si ta mbrojë foshnjen nga pasojat negative të anemisë. Nësë e zbuloni me kohë që jeni anemike dhe filloni me terapinë e përshkruar nga mjeku juaj për mungesë hekuri, atëherë nuk keni nevojë që të shqetsoheni.
Megjithatë, në disa raste, kur është fjala për anemi të rendë, mund të ketë edhe komplikime:

Lindje e parakohshme;

Ndalim zhvillimi i fetusit/foshnjes;

Përkeqësim i gjendjes në humbjen e gjakut gjatë lindjes, ku vjen deri te transfuzioni i gjakut,

Rrit mundësinë për infeksione gjatë lindjes.

Cilat janë simptomet e anemisë në shtatëzani?

Dobësim, marramendje, lodhje, ndjenjë mungese ajri;

Zbehje apo zverdhje e lëkures;

Aritmi

Dhimbje koke dhe harrese

Mundim

Dhembje afër abdomenit

Megjithatë, rrallëherë mund ta vleresoni veten që jeni anemike, sepse gjatë shtatzanisë këto simptome janë të evidentuara si shumë normale. Ndonjëherë shtatëzena nuk ka asnje simptom.
Për ketë arsye nësë dyshoni që jeni anemike atëherë duhet ti drejtoheni gjinekologut tuaj, i cili do t’ju udhëzojë për analiza të gjakut.

Fertiliteti optimal tek gratë është ndërmjet moshës 20 – 25 vjeçare.

 Rënia e konsiderueshme e fertilitetit, domethënë, rritja e infertilitetit vjen pas moshës 35 -38 vjeçare të gruas.  Tek të dy gjinitë, riprodhimi  ka një rënie të dukshme mbi moshën 40 vjeçare.
Steriliteti është përgjithësisht në rritje dhe është një problem shumë i madh për riprodhimin e qënjes njerëzore. Incidenca e infertilitetit në botë është ndërmjet 10 dhe 16%. Kështu rreth 40 % e shkakut ndodhet tek mashkulli, përafërsisht, e njejta përqindje i përket dhe gruas, dhe rreth 20% e rasteve janë problemet e përbashkëta riprodhuese , çrregullime të gjendjes normale tek të dy partnerët.
Besohet se në Republikën e Maqedonisë incidenca e infertilitetit është më e madhe se 16%, domethënë, një në gjashtë çifte ka probleme me shtatzëninë.

Shkaqet më të zakonshme të infertilitetit

Shkaqet më të zakonshme të infertilitetit (lidhur kryesisht me moshën) janë: rritja e rasteve të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe sëmundjet inflamatore të pelvikut (legenit). Këtu i referohet kryesisht infeksionit të Chlamydia trachomatis e cila konsiderohet si shkaku kryesor i rritjes së incidencës së infertilitetit tubali.  Një problem domethënës në botë është dhe infeksioni i virusit HIV.  Pjesë e shkaqeve janë dhe problemet e ovulimit, endometriozës, fibroidet uterine, sindroma e ovarit policistik, ..  Reduktimi i frekuencës seksuale për shkak të stilit dhe mënyrës moderne të të jetuarit, zvogëlimi i dëshirës për shtatzëni, reduktimi i rezervës ovariane me kalimin e moshës, marrja e vendimit të lindjes, mesatarisht për dhjetë vite më vonë në lidhje me tendencën para disa dekadave.

Këshilla për nënat nga Znj.Lira Gjika---->

Postimi i plotë i Lira Gjikës:


Në këshillimoret e fëmijëve në Danimarkë, nënave me fëmijë të porsalindur u rekomandohet një formulë e thjeshtë për të edukuar fëmijën e porsaardhur në jetë. Në këtë formulë të thjeshtë është përmbledhur se si duhet të veprojnë me fëmijën e tyre që të rritet sa më i shëndetshëm e i qetë dhe njëkohësisht nëna të mos ndihet e lodhur dhe fajtore se nuk di të rrisë fëmijën e saj. Kjo formulë është E.A.S.Y. këto germa janë gërmat e para të katër fjalëve: 1. Eat (ngrënie) ushqimi i fëmijës 2. Activity- aktivitete për fëmijën 3. Sleep- respektimi i orëve të gjumit4. You time- kohë për vete nëna. Nëna duhet të gjejë kohë për veten e saj.
Këto këshilla e ndihmojnë nënën, që të organizojë ditën si për fëmijën dhe veten. Një nënë e qetë natyrisht që arrin të qetësojë edhe fëmijën e saj. Një nënë që pret nga të tjerët që ti qetësojnë fëmijën, natyrisht që do të jetë ankthioze dhe siç dihet, ankthi i nënës i kalon automatikisht fëmijës duke mos e lejuar atë të jetë i qetë. Në praktikën tonë për mirërritjen e fëmijës në muajt e parë të jetës, nëna gati përjashtohet me forcë si nga nëna dhe nga vjehra. Në vend që ta ndihmojnë të zhvillojë mëmësinë, i thonë ti nuk di.

Masazhi zakonisht u bëhet të porsalindurve për t’i bërë kockat dhe muskujt e tyre më të fortë.

Rregulli i parë është që të mos e bëni këtë para ose pas një vakti.
Për t’i bërë një masazh të mirë foshnjës, ndiqni këto hapa: vendoseni fëmijën tuaj në një peshqir ose mbulesë në një sipërfaqe të rehatshme, si psh në shtrat dhe filloni ta masazhoni me një vaj me bazë bimore. Filloni me këmbët, më pas me krahët, pastaj gjoksin dhe në fund me shpinën e tij.
Masazhimi jo vetëm që e lehtëson, por edhe e forcon fëmijën. Një përfitim shtesë është lidhja që krijohet me fëmijën gjatë këtyre masazave të përditshme.

Gromësima është thelbësore për ta mbajtur fëmijën rehat, sidomos në muajt e parë.

Një fëmijë që ndihet rehat, nga ana tjetër, do të hajë mirë dhe do të flejë shumë mirë.
Për të mundësuar gromësimën e një fëmije, mbajini ato në kraharor në një mënyrë që mjekra e tyre të mbështetet në shpatullën tuaj. Mos harroni t’ia mbështetni mirë kokën dhe shpatullat. Tani fshijeni butësisht ose fërkojini shpinën derisa ata të gromësijnë.
Një tjetër metodë për të mundësuar gromësimën e një fëmije është ta vendosni me fytyrë poshtë në prehrin tuaj.
Ndërsa foshnja qëndron në këmbët tuaja, mbështetini mjekrën dhe nofullën me duart tuaja duke u siguruar që ta mbani kokën pak më lart, në mënyrë që gjaku të mos nxitojë drejt kokës. Tani, fshijeni mbrapa butësisht në mënyrë që fëmija të gromësijë.
Në një situatë emergjente, nëse ndjeni se foshnja po mbytet, mund ta vendosni foshnjën në të njëjtin pozicion që e vendosët për gromësimën.
Metoda e duhur është që së pari të godisni gjoksin – 5 herë me kujdes duke përdorur vetëm 2 gishta. Pastaj, goditeni lehtas nga mbrapa derisa foshnja fillon të kollitet.
Mos harroni se fëmija është i vogël dhe se nuk është se po e përkëdhelni por as nuk po përdorni forcën.
Kollitja është një tregues se objekti është zhvendosur nga rruga e ajrit.

Ushqyerja me gji është shumë e rëndësishme, sidomos në ditët e para.

Kjo mund të jetë një pengesë për nënën e nganjëherë edhe për foshnjën.
Meqenëse qumështi është burimi i vetëm i ushqimit dhe të ushqyerit për fëmijën në ditët e tyre të para të jetës, është e rëndësishme të bëni vazhdimisht pyetje rreth teknikës derisa të mësoni se si të ushqeni me gji në mënyrën e duhur.
Aq e thjeshtë sa mund të tingëllojë, ndonjëherë mund të jetë e komplikuar. Nënat e reja mund të përballen me një sërë problemesh si bllokimi i qumështit, furnizimi i ulët i qumështit, një fëmijë që pin shumë dhe infeksionet e gjirit.
Ka shumë pozicione mbajtjesh që mund të përdorni për të ushqyer me gji fëmijën (shikoni grafikun e mësipërm) dhe duhet të zgjidhni atë që është më i rehatshme për ju dhe fëmijën.
Nëse keni një porsalindur gjumash që lodhet ndërsa pi gji dhe bie në gjumë, ne kemi një metodë për ju, thjesht gudulisni këmbët e foshnjës gjatë kohës që e ushqeni me gji për t’i mbajtur ata zgjuar. Kjo do të sigurojë që ata të mos bien në gjumë me stomak bosh.

Shkaqet e nazeve në të ngrënë tek fëmijët 0-5 vjeç


Nazet në të ngrënë që paraqesin fëmijët e moshës nën 5 vjeç, janë një shqetësim mjaft i shpeshtë për prindërit në ditët e sotme. Shkak për këto naze bëhen një sërë faktorësh, të cilët kanë të bëjnë kryesisht me stilin e ushqyerjes që ndiqet.
Sipas ekspertëve të dikasterit të shëndetësisë, ndër shkaqet e shpeshta të nazeve në të ngrënë janë: Së pari marrja e vakteve të shpeshta me qumësht, apo lëngje frutash. Kjo pasi shpesh fëmijët e vegjël preferojnë të pinë, në vend që të hanë dhe kështu ngopen vetëm me pije.
Në këto raste prindërit duhet të këshillohen me mjekun specialist për limitin e pijeve që fëmijët e tyre duhet të marrin në mes të vakteve dhe të bëjnë zëvendësimin e tyre me ujë. Duhet shmangur përdorimi i biberonëve, pasi ato shtojnë dhe lehtësojnë përdorimin e lëngjeve.
Po ashtu, një tjetër shkak është edhe marrja e vakteve të ndërmjetme të shpeshta. Ekspertët thonë se fëmijët e kësaj moshe ngopen duke ngrënë ushqime të gatshme me shumë kalori, yndyra, kripë ose sheqer, por me pak, ose aspak vlera ushqyese. Ndaj ushqime të tilla, si: patatina, çipsa, bakerolls, apo ëmbëlsira të gatshme nuk i duhen dhënë fëmijëve.
Këshillohet ngrënia e 1-2 vakteve zemër në ditë dhe e ushqimet e duhura për këto dy vakte të ndërmjetme duhet të jenë: frutat, kosi, drithërat, budingu, sultiashi, apo keku i përgatitur në shtëpi. Nazet në të ngrënë mund të vijnë edhe nga dhënia e ushqimeve të pëlqyera gjatë vakteve të ndërmjetme në vend të vakteve kryesore. Kjo bën që fëmijët ta refuzojnë enkas ushqimin e vaktit kryesor, për të marrë ushqime të tjera, që ata mund t’i pëlqejnë më shumë.
Një tjetër shkak është edhe detyrimi, apo presioni që fëmijëve u bëhet që të hanë shumë, si dhe zgjatja e kohës së ushqyerjes derisa fëmija ta mbarojë pjatën, edhe pse fëmijët thonë se nuk ju hahet më.
Kjo mund të ndikojë shpesh në humbjen e qetësisë dhe shtimin e ankthit mes prindërve ndaj dhe duhet të veprohet me kujdes.
Mjekët shtojnë më tej se nëse këto lloj problemesh të ushqyerjes vazhdojnë, dhe sidomos kur rritja e fëmijës bllokohet, duhet të referoheni tek një specialist për këshilla shtesë.

Zhvillimi i femijes ne periudhat mujore.

Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka rritmin e tij të rritjes.

Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.

#babiesrecepies #broccopipotatopuree #keshillapershtatzani #nenadhebebe #shtatzani

#pernenat #recetateshendetshme #bebush #nenat #mami #momtobe #pregnantbump #pregnantbelly #momlife #postpartum #likeforlike #follow4followback #followforfollowback #followme #bloggermom #mommymode #momliferocks #preganant #stylishbumb #maternity #pregnancyzone #toddlerhood #momblog #momsinstagram #beingmom #momlife

Pse çdo shtatzënë duhet ta bëjë testin Nifty?

Shtatzënia e juaj është e planifikuar ose jo.

Ndoshta për këtë ke pritur me vite, ndoshta ka ardhur si një befasi e këndshme. Asgjë nga kjo nuk ka rëndësi, tani si nënë e ardhshme po përgatitesh për një “udhëtim” të çuditshëm.
Kur e kupton se po pret foshnjën, tek ti ndryshojnë të gjitha emocionet e mundshme – nga ato pritshmëritë e këndshme deri te brenga për foshnjën tuaj.
Të dish që të jesh e përgatitur
Pse gati gjysma e shtatzënave dhe çifteve dëshirojnë të dinë gjininë e foshnjës?
Sepse pritja është më e lehtë dhe prindërve të ardhshëm ju mundëson përgatitje adekuate për anëtarin e ri. Përgatitjet nënkuptojnë ato psikike, por edhe ato të këndshmet siç është zgjedhja e rrobave, lodrave dhe pajisjeve tjera për krijesën e vogël që rritet tek ty.
Informacionet për parregullsitë e mundshme gjenetike sigurisht janë gjëja më e rëndësishme, gjë që të cilën mund ta dini në shtatzëninë e hershme. Një sërë çrregullimesh gjenetike janë pa pasoja dhe për këtë mbeten të panjohura, disa mund të kenë ndikim në jetën tuaj dhe të foshnjës.
Nëse informacionet i merr në fazën e hershme të shtatzënisë suaj, do të kesh kohë të mjaftueshme të mendon dhe përgatitesh, në mënyrë që foshnja e juaj të jetoj me bashkudhëtarin më të mirë.

Menu javore 10+

E hënë

Pas zgjimit → Qumësht


Mëngjesi → Pure me banane dhe copa dardhe të prera hollë-hollë

Pas mëngjesit → Copa ftutash të stinës ose lëng të freskët frutash

Dreka → Fileto pule dhe perimesh të furrës

Pasdite → Qumësht dhe copa frutash

Darka → Pure me patate të ëmbla, speca të kuq dhe dardhë

Përpara gjumit → Qumësht

E martë

Pas zgjimit → Qumësht

Mëngjesi → Mollë me kanellë dhe kos

Pas mëngjesit → Copa ftutash të stinës ose lëng të freskët frutash

Dreka → Supë me mish viçi

Pasdite → Qumësht dhe copa frutash

Darka → Makarona për bebe

Përpara gjumit → Qumësht

E mërkurë

Pas zgjimit → Qumësht

Mëngjesi → Bukë me gjalpë dhe lëng portokalli të freskët

Pas mëngjesit → Copa ftutash të stinës ose lëng të freskët frutash

Dreka → Pure me pulë, mollë dhe karrota

Pasdite → Qumësht dhe copa frutash

Darka → Supë me makarona

Përpara gjumit → Qumësht

E enjte

Pas zgjimit → Qumësht

Mëngjesi → Pure me fruta të stinës

Pas mëngjesit → Copa ftutash të stinës ose lëng të freskët frutash

Dreka → Pure me patate , brokoli dhe djath

Pasdite → Qumësht dhe copa frutash

Darka → Pure me peshk , karrota dhe presh

Përpara gjumit → Qumësht

E premte

Pas zgjimit → Qumësht

Mëngjesi → Pure me mollë dardhë dhe portokalle

Pas mëngjesit → Copa ftutash të stinës ose lëng të freskët frutash

Dreka → Patate të ëmbla dhe fasule

Pasdite → Qumësht dhe copa frutash

Darka → Pure me spinaq, patate dhe vezë

Përpara gjumit → Qumësht

E shtunë

Pas zgjimit → Qumësht

Mëngjesi → Pure me kumbulla, boronica dhe spinaq

Pas mëngjesit → Copa ftutash të stinës ose lëng të freskët frutash

Dreka → Lazanja për bebe

Pasdite → Qumësht dhe copa frutash

Darka → Pure me thjerza mollë dhe qepë

Përpara gjumit → Qumësht

E diel

Pas zgjimit → Qumësht

Mëngjesi → Pure me mollë dhe panxhar

Pas mëngjesit → Copa ftutash të stinës ose lëng të freskët frutash

Dreka → Perime të furrës dhe bukë

Pasdite → Qumësht dhe copa frutash

Darka → Pure me patate dhe pulë

Përpara gjumit → Qumësht

Menu javore +9

E hënë

Pas zgjimit → Qumësht


Mëngjesi → Pure me mollë dhe banane

Pas mëngjesit → Copa frutash të stinës

Dreka → Supë me mish viçi

Pasdite → Qumësht

Darka → Perime të furrës me kos

Përpara gjumit → Qumësht

E martë

Pas zgjimit → Qumësht

Mëngjesi → Bukë me gjalpë

Pas mëngjesit → Copa frutash të stinës

Dreka → Makarona për bebe

Pasdite → Qumësht

Darka → Supë me perime

Përpara gjumit → Qumësht

E mërkurë

Pas zgjimit → Qumësht

Mëngjesi → Pure me mollë, dardhë dhe portokalle

Pas mëngjesit → Copa frutash të stinës

Dreka → Pure me pulë dhe patate

Pasdite → Qumësht

Darka → Pure me kumbulla, boronica dhe spinaq

Përpara gjumit → Qumësht

E enjte

Pas zgjimit → Qumësht

Mëngjesi → Pure me karrota dhe banane

Pas mëngjesit → Copa frutash të stinës

Dreka → Lazanja për bebe

Pasdite → Qumësht

Darka → Pure me peshk edhe patate të ëmbla

Përpara gjumit → Qumësht

E premte

Pas zgjimit → Qumësht

Mëngjesi → Pure me panxhar, manaferra dhe mollë

Pas mëngjesit → Copa frutash të stinës

Dreka → Patate dhe karrota të furrës

Pasdite → Qumësht

Darka → Pure me patate të ëmbla dhe fasule

Përpara gjumit → Qumësht

E shtunë

Pas zgjimit → Qumësht

Mëngjesi → Pure me dardhë, banane dhe kos

Pas mëngjesit → Copa frutash të stinës

Dreka → Pure me patate, brokoli dhe djathë

Pasdite → Qumësht

Darka → Tost me djathë dhe perime të furrës

Përpara gjumit → Qumësht

E diel

Pas zgjimit → Qumësht

Mëngjesi → Pure me tërshërë, avokado dhe spinaq

Pas mëngjesit → Copa frutash të stinës

Dreka → Supë me mish viçi dhe makarona

Pasdite → Qumësht

Darka → Pure me spinaq, patate dhe vezë

Përpara gjumit → Qumësht

Menu javore per femije +7
E hënë
· Pas zgjimit → Qumësht

· Mëngjesi → Pure me banane dhe molle
· Pas mëngjesit → Qumësht
· Dreka → Pure me salmon dhe patate të ëmbël
· Pasdite → Qumësht
· Darka → Pure me karrotë
· Përpara gjumit → Qumësht
E martë
· Pas zgjimit → Qumësht
· Mëngjesi → Pure me patate të ëmbël dhe dardhë
· Pas mëngjesit → Qumësht
· Dreka → Makarona për bebe
· Pasdite → Qumësht
· Darka → Pure me avokado dhe dardhë
· Përpara gjumit → Qumësht
E mërkurë
· Pas zgjimit → Qumësht
· Mëngjesi → Pure me mollë dhe kanellë
· Pas mëngjesit → Qumësht
· Dreka → Pure me bizele kunguj dhe mente
· Pasdite → Qumësht
· Darka → Pure me spinaq dhe gjizë
· Përpara gjumit → Qumësht
E enjte
· Pas zgjimit → Qumësht
· Mëngjesi → Pure kale dhe mollë
· Pas mëngjesit → Qumësht
· Dreka → Pure me patate të ëmbla
· Pasdite → Qumësht
· Darka → Pure me bizele dhe spinaq
· Përpara gjumit → Qumësht
E premte
· Pas zgjimit→Qumësht
· Mëngjesi→  Pure me dardhë, hurma arabe dhe portokalle
· Pas mëngjesit→ Qumësht
· Dreka → Pure me pulë dhe brokoli
· Pasdite → Qumësht
· Darka → Miell orizi
· Përpara gjumit → Qumësht
E shtunë
· Pas zgjimit → Qumësht
· Mëngjesi → Pure me banane
· Pas mëngjesit → Qumësht
· Dreka → Pure me luleshtrydhe dhe dardhë
· Pasdite → Qumësht
· Darka → Pure me banane, panxhar dhe qershi
· Përpara gjumit → Qumësht
E diel
· Pas zgjimit → Qumësht
· Mëngjesi → Pure borronice
· Pas mëngjesit → Qumësht
· Dreka → Pure me patate të ëmbel dhe djath çedër
· Pasdite → Qumësht
· Darka → Pure me speca të kuq dhe patate
· Përpara gjumit → Qumësht

Menu javore per bebe +6 muajsh

E hënë
· Pas zgjimit → Qumësht

· Mëngjesi → Pure molle
· Pas mëngjesit → Qumësht
· Dreka → Qumësht, pure me patate të ëmbla
· Pasdite → Qumësht
· Darka → Qumësht
E martë
· Pas zgjimit → Qumësht
· Mëngjesi → Pure me banane
· Pas mëngjesit → Qumësht
· Dreka → Pure me avokado dhe dardhë
· Pasdite → Qumësht
· Darka → Qumësht
E mërkurë
· Pas zgjimit → Qumësht
· Mëngjesi → Miell orizi
· Pas mëngjesit → Qumësht
· Dreka → Pure me spinaq dhe karote
· Pasdite → Qumësht
· Darka → Qumësht
E enjte
· Pas zgjimit → Qumësht
· Mëngjesi → Pure dardhe
· Pas mëngjesit → Qumësht
· Dreka → Pure me bizele dhe karote
· Pasdite → Qumësht
· Darka → Qumësht
E premte
· Pas zgjimit→Qumësht
· Mëngjesi→  Pure me fruta tropikale
· Pas mëngjesit→ Qumësht
· Dreka → Pure me kungull
· Pasdite → Qumësht
· Darka → Qumësht
E shtunë
· Pas zgjimit → Qumësht
· Mëngjesi → Pure me banane
· Pas mëngjesit → Qumësht
· Dreka → Pure me dardhe dhe rrepa suedeze
· Pasdite → Qumësht
· Darka → Qumësht
E diel
· Pas zgjimit → Qumësht
· Mëngjesi → Pure me boronica
· Pas mëngjesit → Qumësht
· Dreka → Pure me lulelakër
· Pasdite → Qumësht
· Darka → Qumësht

Kur mund te u japim mandarina femijve?

Mandarinat janë shumë të pasura me vitaminën C, kripëra minerale dhe acide organikë.

Agrumet janë shumë të rëndësishme për zhvillimin psiko-fizik të fëmijës prandaj duhet të përfshihen në ushqyerjen e tij. Ato luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e indeve, kockave dhe dhëmbevë të fëmijës, pa harruar rëndësinë që kanë në lidhje me zhvillimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe përthithjen e hekurit. Luajnë rol të rëndësishëm edhe në lidhje me forcimin e sistemit imunitar.
Këto janë fruta tipike dimërore por këshillohen të konsumohen edhe kur ndërrohen stinët pasi sistemi imunitar ka tendencë të dobësohet dhe për pasojë fëmija të preket nga virozat. Vitamina C do ta bëjë fëmijën më aktiv, të kujdesshëm etj.
Kur mundet një fëmijë të konsumojë mandarina?
Agrumet janë ndër frutat e fundit që futen në dietën e tij, dhe mandarina mund të jetë e para nga agrumet. Do të jetë mjeku që do të vendosë kur do të jetë momenti i duhur, por kjo nuk ndodh para vitit të parë të jetës pasi mund të shkaktojnë probleme në stomak, diarre dhe madje alergji. Pas muajit të 12 mund të konsumohen në formë lëngu ose fruti. Në fillim fëmija mund të konsumojë lëngun duke e holluar me pak ujë, pa shtuar absolutisht sheqer.
Nëse fëmija do të konsumojë frutin pa e shtrydhur duhet ta pastroni mirë nga farat dhe lëkura dhe t’ja prisni në copa shumë të vogla në mënyrë që të mos mbytet.

Si funksionon testi për konstatimin e shtatzënësisë?


Substanca e cila matet në tetin e shtatzënësisë është hormoni HCG (human chorionic gonadotrophin), i cili krijohet në ditët e para të shtatzënësisë. HCG-ja fillon të zhvillohet shumë shpejt – rreth 6 javë, në mënyrë që të arrijë kulmin midis javëve 9 dhe 13 të shtatzënësisë, transmeton Telegrafi.
Sa kohë duhet të kalojë pas aktit seksual për ta bërë testin?
Testi i shtatzënësisë nuk do t’ju japë rezultat relevant dy javë pas fekondimit ose në qoftë se menstruacionet ju vonohen edhe vetëm një ditë. Ovulacioni ndodh në mes të ciklit (në ditën e 14-të, po qe se periudha ju zgjat 28 ditë) ose përafërsisht në ditën e 14-të para cilit të ardhshëm.
Sperma mund “të jetojë” edhe deri në pesë ditë në trupin e femrës, kështu që ekziston shansi potencial që të mbeteni shtatzënë në periudhën prej ca ditëve para apo pas ditës kur ndodh ovulacioni – gjë që do të thotë rreth një javë gjatë ciklit.
Koha e mbetur e ciklit është e shkurtër dhe pak e besueshme se do të mbeteni shtatzënë. Ditët e fundit frytdhënëse janë ato para se t’ju vijnë menstruacionet. Në qoftë se mendoni se keni mbetur shtatzënë, por keni marrë rezultat negativ të testit, pritni edhe pak ditë dhe sërish bëjeni testin.
Është e mundshme që të keni marrë rezultat të pasaktë, në qoftë se menstruacionet ju vonohen për një apo dy ditë, apo nëse ju vonohen një javë, andaj rezultati i testit me siguri është i pasaktë.

Kapsllëku te fëmijet?

Ka foshnje që janë të prirura për kapsllëk që nga lindja.

Të tjerat fillojnë nga frika e mbajtjes së jashtëqitjes, kështu kapsllëku bëhet i zakonshëm.
Poashtu sëmundjet apo të ushqyerit e gabueshëm me shumë sheqerna, yndyrë dhe prodhime të miellit të bardhë, pak ushqime me origjinë bimore si drithërat dhe fruta ose thjeshtë tepër pak pirje të lëngjeve mund të shpiejnë në kapsllëk.

Këshilla kundër kapsllëkut

Kujdesuni para së gjithash që fëmija Juaj pi mjaft lëngje. Pak çaj ose lëngje që shlirojnë jashtëqitjen si lëngjet e pemëve, në mes të vakteve, çojnë shpesh në lehtësimin e mundimeve.

Te ushqimi plotësues për foshnja, mund të përdoret për ndikim në shlirimin e jashtëqitjes (është e shkruar në etiketë), si p.sh. përgatesat me drithëra kokërrplotë (Pure gruri kokërrplotë, Pure pemësh, Fruta & drithëra). E rëndësishme: Poashtu gjimnastika e foshnjes nxit sistemin e tretjes. Në asnjë rast nuk duhet dhënë barna që merren nëpërmjet gojës, në rast se problemi i kapsllëkut zgjatë, duhet kërkuar ndihma e mjekut të fëmijëve.

Instituti i Kërkimeve të të ushqyerit të fëmijëve e rekomandon sidomos vajin e repës për ushqim të foshnjes.

Ndër të tjera për shkak të përmbajtjes së lartë të omega-3.
Ne të gjithë e dimë se më e rëndësishmja për zhvillimin e shëndoshë të foshnjave është dashuria dhe kujdesi i prindërve. Vetëm një foshnje, të cilën njeriu e trajton me dashuri dhe që do ta mbështesë në mënyrë aktive zbulimin e botës së saj të vogël, mund të zhvillohet në mënyrë të plotë fizikisht dhe mendërisht. Poashtu është e qartë: Përkujdesja për të ushqyerit brenda një kornize të ushqimit të balansuar gjithashtu luan një rol të madh.
Gjithënjë më shumë këtu vijnë në fokus acidet yndyrore të ashtuquajtura omega-3. Ju jeni në moshën e fillimit të rëndësishme për zhvillimin e trurit dhe qelizave nervore. Në dy vitet e para të jetës, truri rritet dhe maturohet në masë të madhe, kështuqë marrja e rregullt e omega-3 që përmban acide yndyrore është shumë thelbësore.
Omega-3 vaj i repës: Një nga furnizuesit më të mirë të acidit yndyror me bazë bimore omega-3, është vaji i repës. Vaji i repës është veçanërisht i pasur me omega-3, me vlera dhjetë herë më të larta se, p.sh. vaji i ullirit - nga përbërja e mostrës me përparësi e acidit yndyror të repës, si acidi yndyror themelor i omega-3, mund të shfrytëzohet shumë mirë nga trupi. Efekti i këndshëm anësor: vaji i repës, siç është përdorur në ushqimin për foshnje, në saje të vetive të veta delikate, nuk e ndryshon shijen e ushqimit, një përparësi vendimtare për shijen e stërholluar të fëmijëve.

“Receta kunder kolles “
• Nje qepe e vogel e kuqe • Nje luge mjalte

• 1/2 limon i shtrydhur • 1/2 gote uje - Marrim qepen e fusim ne blender , pastaj e vendosim ne nje tenxhere te vogel duke i shtuar gjysme gote uje dhe e vendosim ne zjarr te lehte duke e perzier nonstop
Pas zierjes 15 minuteshe e heqim tenxhere nga zjarri dhe pasi te ftohet pak i shtojme lengun e limonit dhe mjaltin.
Pas ftohjes masen e vendosim ne nje kavanoz dhe ne frigorifer
Perdorimi nga nje lug te mesme cdo 4-5 ore

Menstruacionet ne shtatzani a eshte e mundur kjo gje?

Ky është një fenomen që shkaktohet nga “memoria hormonale”
Menstruacionet shkaktohen nga arritja e niveleve më të larta të estrogjenit dhe progresteronit, të cilat ndikojnë në endometrium (shkakton ciklin) si edhe vezë (ndodh ovulimi). Endometriumi është më i ndjeshëm edhe ndaj niveleve më të ulëta të hormoneve, duke shkaktuar kështu menstruacionet. Kështu mund të ketë menstruacione edhe nëse nuk ka ndodhur ovulimi i vezës, duke qënë se endometriumi do të kryejë funksionin e tij. Ndërsa niveli i këtyre hormoneve nuk është në gjendje të lëshojë folikulat.
Në momentin që ka ndodhur shtatzania trupi i verdhë lëshon sinjale negative sepse frenohet prodhimi i estrogjenit dhe progresteronit, megjithatë hipotalamusi dhe hipofiza vazhdojnë të prodhojnë hormone në nivele të ulëta, por të mjaftueshme për të shkaktuar gjakderdhjen.
Menstruacionet false në shtatzani
Ato nuk duhet të ngatërrohen me rrjedhjet fiziologjike, gjakderdhjen e implantimit (shfaqet në momentin që ndodh ngjizja dhe konsiderohet si një nga shenjat më të hershme të shtatzanisë), apo me rrezikun për abort. Karakteristika e tyre është rregullsia me të cilën shfaqen. Zakonisht zgjasin jo më shumë se 3 muaj dhe vijnë me sasi më të vogël dhe për më pak ditë. Këto menstruacione nuk janë të dëmshme për gruan.

Shtatzania jashte mitres.

Shtatezania fillon me fertilizimin e qelizezs veze, e cila ngjitet ne veshesen e brendshme te mitres.

Gjate barres ektopike veza e fertilizuar vendoset kudo jashte mitres. Me shpesh kjo veza e fertilituar mbetet ne tubin e fallopit duke formuar barren tubare dhe me rralle mund te vezore, ne qafen e mitres, ose ne kavitetin abdominal. Ne keto structure nuk mund te mbijetoj, dhe indet qe rriten sjellin demtine te struktureva amtare perreth.
Simptomat
Ne fillimin e saj shtatezania jashte mtre mund te mos japi asnje shenje. Shenjat e hershem jane ato te nje shtatezanie normale sikur: mosardhja e mentruacionit, gjoksi behte I dhimbshem. nauze, testi urinar i shtatezanies del pozitiv. Me kalimin e diteve, nisin te shfaqen shenjat e nje shtazanie jo normale: dhimbje te fundit te barkut, hemoragji e lehte vaginale. Nese kjo lihet te perparoj, atehere barra e zhvilluar ne tub, arrin te demtoj tubin dhe nis te pikoj hemoragji cka sjell dhimbje te shpatulles ose levizje te zorres ne varesi se ku grumbullohet gjaku dhe cilin nerv irriton. Vetem ne rast te vendosjes ne qafe te mitres ka humbje gjaku profuse. Nese tubi i fallopit cahet do te jap hemoragji te madhe e brendshmeqe do te shprehet me keputje, gjendje te fiketi dhe shok.
Kur duhet kerkuar ndihma mjekesore? Nese gruaja ka disa nga shenjtat e mesiperme dhe: • Ne rast dhimbje barku te forte te shoqeruar me hemoragji vaginale • Keputje te madhe ose gjendje te fiketi

Shkaqet
Shtatezani tubare — eshte forma me e shpeshte te shtatezanise jashte mitre dhe ndodh kur veza e fertiliuar ngecet gjate rruges per ne kaluar ne miter, shpesh per arsye te nje tubi te inflamuar, te demtuar, apo te deformuar. Inbalancat hormonale ose anomali te zhvillimit fetal mund te luajne rol ne ndodhjen e saj. Shpesh nuk arrihet te gjindet asnje shkaktar per ta shpjeguar.
Faktoret e riskut
Mbi 20 ne 1000 lindje jane ekotopike. Pemenden disa faktor • Barre e meparshme ectopike • Inflamation ose infekstion i tubave ne formen e salpingiteve, apo infeskione ne miter, ne tuba e mitres, apo ne vezore, inflamacione te organeve pelvike me shkakatar bakterial gonorhe apo klamidida.

Dy bebe te shendetshme, te dyja 3 muajshe, te dyja ushqehen ekskluzivisht me qumesht gjiri.


Asnjera nga keto dy bebe nuk eshte obeze.
Dy bebet jane te shendetshme, normale.
Kryesisht nje bebe si kjo ne te majt do te humb pak peshe kur fillon te shkoj zvarrë. ⭕ Mos e krahaso beben tende me te tjerat ⭕

Jashtëqitja te bebet

Bebja fillimisht jashtëqitjen e ka shumë të lëngshme (ujore).

Disa nëna të reja kur ia ndërrojnë bebes pelenën dhe kur e shohin se jashtëqitja është e lëngshme, kanë frikë se mos bebja ka diare (barkqitje). Mos u shqetësoni, te bebja kjo nuk quhet diare, por jashtëqitje normale. Disa bebe jashtëqitjen e kanë me copëza të vogla; edhe kjo konsiderohet normale, derisa bebja jashtëqitjen e kryen pa problem.
Kini parasysh se bebja nuk e kryen jashtëqitjen sikur një i rritur. Bebja nuk mund të ulet në guaskën e WC kur e kryen jashtëqitjen, por qëndron e shtrirë në kurriz. Rrjedhimisht, nuk e ka ndihmën e gravitetit kur del jashtë. Bebja i angazhon të gjithë muskujt kur del jashtë dhe për këtë arsye i shtrëngojnë muskujt dhe shpeshherë edhe qan. Disa prindër bëhen merak kur e shohin beben që shtrëngon muskujt dhe mendojnë se bebja është bërë kaps.
Derisa jashtëqitja është e butë nuk keni pse të bëheni merak.
Bebja konsiderohet se është kaps nëse nuk del jashtë për pesë ditë rresht ose edhe më shumë. Disa bebe dalin jashtë sa herë që ushqehen, disa bebe çdo tri ditë dhe kjo konsiderohet normale. Jashtëqitja e bebes mund të jetë e gjelbërt, me ngjyrë kafe ose e verdhë. Çfarëdo ngjyre të ketë konsiderohet normale, por nuk është normale nëse ka gjak. Nëse shihni gjak në jashtëqitje menjëherë duhet të konsultoheni me mjekun, sepse kjo mund të jetë shenjë e alergjisë në qumështin e lopës dhe në qumështin e gjirit.
Bebet që ushqehen me qumësht gjiri mund të dalin jashtë shumë shpesh, por pas 2-3 muajsh jashtëqitjet bëhen më të rralla.